Asistenca

Ndihmë për rezervim fluturimi dhe biletë

Kontakto Kosova.se nëse të duhet ndihmë me datën e fluturimit, biletën, bagazhin, emrin, pagesën ose ndryshimin.

Para rezervimit

Të ndihmojmë të kontrollosh datën, emrin, destinacionin, çmimin, bagazhin dhe mënyrën e pagesës para se ta konfirmosh fluturimin.

Kur bileta është dërguar

Kontrollo që emri, rruga, data dhe oraret të jenë të sakta. Ruaje referencën e rezervimit dhe kontrollo edhe spam-in ose kategoritë e e-mailit nëse bileta nuk shfaqet në inbox.

Ndryshimet dhe anulimi

Ndryshimi i emrit, datës, destinacionit ose anulimi varet nga kushtet e biletës. Mund të ketë tarifa shtesë sipas rregullave të kompanisë ajrore.

Në aeroport

Mbërrij me kohë për check-in, dorëzimin e bagazhit, kontrollin e sigurisë dhe kontrollin e pasaportës. Merr pasaportë të vlefshme dhe dokumentet që kërkohen për udhëtimin.

Mënyrat e kontaktit

Më mirë përgjigju emailit të biletës

Kur përgjigjesh në emailin e biletës, referenca e rezervimit mbetet me mesazhin dhe e bën më të lehtë gjetjen e udhëtimit të saktë.

ticket@kosova.se